Tribunë publike “Sjellja me përgjegjësi ndaj ambientit jetësor”

Banorët e Komunës së Sarajit kishin mundësinë që të takohen në tribunën publike me temë “SJELLJA ME PËRGJEGJËSI NDAJ AMBIENTIT JETËSOR”, në kuadër të projektit Zhvillimi i turizmit në Saraj dhe Matkë, projekti është i mbështetur nga Banka Botërore, Bashkimi Evropian si dhe ko-financuar nga Komuna e Sarajit, implementuar nga Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz dhe Qendrën për zhvillim malor (QZHM).

Qëllimi i këtij takimi ishte që banorët e Komunës së Sarajit të njoftohen rreth nevojës për kujdesin më të madh ndaj ambientit jetësorë, menaxhimin e drejt me mbeturinat dhe për nxitjen e aktiviteteve sipërmarrëse në turizëm, para së gjithash në drejtim të strehimit dhe ushqimit në kushte shtëpiake dhe krijimin e prodhimeve “nga ferma në tryezë”.

Në këtë takim drejtori ekzekutiv i Fondacioni Albiz prezantoi aktivitete që do të zhvillohen në kuadër të këtij projekti, z. Besir Dernjani theksoi që përmes këtij projekt do të kontribuohet në ndërtimin e  një infrastrukture të shëndosh për zhvillimin e turizmit dhe qëndrueshmërinë e saj.

Përfaqësuesi nga Komuna e Sarajit z.Xhelal Jakupi potencoi që Komuna e Sarajit e mirëpret këtë iniciativë për mbrojtjen e ambientit si dhe zhvillimin e turizmit, gjithashtu tha që Komuna e Sarajit me mekanizmat e saj është e angazhuar në mbrojtjen e ambientit, duke informuar bujqit për mbledhjen falas të mbeturinave bimore nga arat, stërnishtat, barërat e këqija dhe mbetjet e tjera bimore.

z.Jetulla Ameti ndihmës drejtor i operativës pranë NP “Higjiena Komunale”-Shkup, përshëndeti këtë iniciative për të diskutuar për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e turizmit, ai shtoi se element që nuk duhet anashkaluar edhe qëndrueshmëria gjë që është e vështir për të u menaxhuar, ndërmarrja jonë është këtu që së bashku me qytetarët të ruajmë ambientin për zhvillim më të mirë të turizmit.

Projekti Zhvillimi i turizmit në Saraj dhe lokalitetin Matkë do të vazhdoj me realizimin e aktivitete tjera që kanë për qëllim rritjen e cilësisë dhe tërheqjen e prodhimeve turistike për rritjen e numrit të turistëve përmes zhvillimit të infrastrukturës rekreative-turistike.